PARIS- Policia franceze ka zbuluar se kush ishin organizatorët e terrorit më të madh që tronditi botën; sulmet në Francë me një bilanc prej 132 vikamash. Pas hetimeve intensive, mësohet se vëllezërit Brahim dhe Salah Abdelsam, të dy rezidentë në Belgjikë janë personat që organizuan sulmet terroriste në Paris.

I pari, Brahim Abdeslam, lindur në vitin 1984, vrau veten me eksploziv në Bulevardin ‘Volter’. Ai figuron që të ketë marrë me qira automjetin tip “Seat” në Belgjikë. Ndërsa i vëllai i tij, Salah Abdelsam, ka marrë me qira automjetin “Polo” të gjendur përballë teatrit Bataclan. Abdelsam, që është 26 vjeç, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi i ka shpëtuar ndjekjes së policisë. Ai është i armatosur dhe i rrezikshëm për rendin.

Mendohet se po planifikon një tjetër sulm terrorist. Hetimet tregojnë se vëllezërit Abdelsam blenë edhe armët që u përdorën për sulmet në Paris, ku mbetën të vdekur rreth 130 persona. Gjithashtu, gazeta franceze “Liberation” ka zbardhur edhe identitetin e kamikazit 20¬vjeçar që hodhi veten në erë në stadiumin “Stade de Francë”. Ai është Bilal Hadfi, lindur në vitin 1995, rezident në Belgjikë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: