Ishin shtatë atentatorë kamikazë, që kanë marrë pjesë në masakrën e Sri Lankës, që i kushtoi jetën të paktën 290 personave. Lajmin e bën me dije një funksionar i qeverisë që merret me hetimin për sulmin.

Pjesa më e madhe e tetë atentateve është realizuar nga një person për çdo sulm, ndërsa në sulmin e bërë në hotel Shangri-La në Kolombo, atentatorët kanë qenë dy.

Numri i të vdekurve në Sri Lanka është rritur me 290 pas shpërthimeve që goditën kishat dhe hotelet luksoze në të gjithë vendin të dielën e Pashkëve në 21 prill.

Rreth 500 persona janë të plagosur dhe rreth 34 të huaj janë në mesin e të vdekurve.
Policia tha se 24 persona janë arrestuar, por ende nuk dihet se kush i ka kryer sulmet.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb