TIRANE

Kur kanë kaluar më shumë se 40 minuta nga vrasja me armë zjarri e 62-vjeçarit Haxhi Baxhinofski në Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, mësohen të tjera detaje. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se trupi i pajetë i fierakut ndodhet ende në vendin e ngjarjes.

Ai është qëlluar me tre plumba, ndërsa në ato momente trupi është batuar dhe ka rënë në shkurret poshtë pistës së vrapit. Viktima ka qënë i veshur me tuta sportive, në ngjyrë të zezë.

Ekspertët janë ende në vendngjarje dhe po bëjnë këqyrjen e trupit. Po ashtu raportohet se ata po bëjnë edhe kontrolle me qen gjurmues në zonë.

Po ashtu mësohet se djali i viktimës, dëshmitar okular në ngjarje ndodhet aktualisht në ambientet e policisë ku po jep dëshminë e tij.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb