Nga Ina Allkanjari  

TIRANË- “Juxhini jeton prej 10 vitesh në Francë, nuk ka precedent penal” – Disa ditë pas përplasjes me armë zjarri në zonën e Kinostudios në kryeqytet, ku mbetën të plagosur Rivelino e Juxhin Mumajesi dhe 28-vjeçari Ibrahim Durollari flet në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” mamaja e dy vëllezërve, Gjyzepina Mumajesi.

Ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e të rinjve është përmirësuar e ëma e tyre tregon se djali i saj Juxhini prej vitesh ka jetuar në Francë dhe kishte vetëm një javë që kishte ardhur në Shqipëri. “Djali im Juxhini ka 10 vite që jeton në Francë. Rreth moshës 15 vjeçare është larguar nga Shqipëria dhe është me dokumente franceze.

Në Shqipëri u kthye një javë përpara se të ndodhte ngjarja në Kinostudio. Djali nuk ka asnjë precedent penal, ai prej vitesh nuk jeton në Shqipëri dhe nuk ka qenë i përfshirë në asnjë ngjarje në këtë vend”, u shpreh mamaja e dy vëllezërve Mumajesi për “Gazeta Shqiptare”.

Kujtojmë se mesnatën e 27-qershorit në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një lokal bastesh kanë mbetur të plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit Juxhin Mumajesi 24 vjeç, Rivelino Mumajesi 36 vjeç dhe Ibrahim Durollari 28 vjeç. Ka dyshime se 2 persona ende të pa identifikuar nga policia, iu afruan personave që mbetën të plagosur dhe hapën zjarr ndaj tyre. Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të sulmit, ngjarja mbetet ende pa autor.

Disa ditë më parë dy djemtë tuaj Juxhini dhe Rivelino mbetën të plagosur në zonën e Kinostudios. Mësohet se një ndër pistat që po heton policia është një konflikt i Rivelinos i ndodhur një vit më parë. Mendoni se ajo ngjarje ka lidhje me sulmin e 27 qershorit?

Nuk di asgjë për këtë pjesë. Nuk kam asnjë informacion për shkakun e sulmit.

U përfol se djemtë kanë ndërruar mbiemrin për shkak të së shkuarës, çfarë mund të na thoni lidhur me këtë gjë?
Juxhini jeton prej vitesh në Francë. Largimi i tij nga vendi dhe marrja e nënshtetësisë franceze është shkaku i ndryshimit të mbiemrit në Hamajezi. Ai nuk e ndërron dot mbiemrin në Mumajesi siç është në rrënjën e familjes pasi është me dokumente franceze. Vetëm Juxhini e ka ndryshuar mbiemrin për këtë arsye.

Intervistën e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun:  http://www.gsh.al/2018/07/02/atentati-i-trefishte-flet-mamaja-e-vellezerve-mumajesi-juxhini-ska-precedente-ndryshoi-mbiemrin-per/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb