Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik shqiptar dhe qytetin e Durrësit. Një atentat me armë zjarri u shënua kundër prokurorit Arjan Ndoja dhe personave që lëviznin me të në automjet.

Një kamion ka tentuar që të spostojë makinën që ra pre e atentatit. Policët dhe persona të tjerë hasën vështirësi për të lëvizur automjetin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa, më pas ka ardhur një karrotrec për të lëvizur automjetin. Makina që ra pre e plumbave kallashnikov në autostradën Tiranë – Durrës po tentohet të lëvizet, 3 orë e gjysmë pasi ndodhi ngjarja e rëndë. Ndërsa, edhe në vendngjarje ka prezencë të madhe të Policisë së Shtetit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb