Greqia është tronditur ditën e djeshme nga dy vrasje mafioze. Në njërën, viktimë mbeti një shqiptar 34-vjeçar, e tjetri është boksieri Tassos Berdesis.

Ky i fundit u vra në Vari, konkretisht në rrugën Andrea Papandreou. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, boksieri tashmë i ndjerë, u eliminua për larje hesapesh mes bandave. Raportimet e deritanishme, tregojnë se persona të panjohur që ishin të hipur në një makinë, kaluan pranë vendit ku ishte boksieri dhe qëlluan me kallashnikov.

“Në ora 9 dëgjova të shtëna armësh dhe supozova se ata po provonin diçka, si fishekzjarre për një festë. Unë nuk e njihja viktimën,” tha një qytetar i cili ishte në zonë në kohën e vrasjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: