Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në afërsi të qendrës së Tiranës, duke i marrë jetën shtetasit Behar Seferi, i dënuar më parë  për trafik të lëndëve narkotike.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, i cili shprehet se të tilla ngjarje tregojnë se ka mungesë totale të dorës së shtetit në garantimin e sigurisë publike.

Postimi i ish-deputetit të LSI-së Përparim Spahiu:

Atentati i sotëm mafioz në mes të Tiranës, përveç se sjell ndjenjën e pasigurisë tek qytetarët, tregon edhe mungesën totale të dorës së shtetit në garantim të sigurisë publike.

Nuk mund të ndodhë ndryshe, në një vend ku Rilindja e ka qëllimin t’u zërë prita skutave adoleshentëve pa maska ose për të gjobitur makinat nëpër rrugica për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit.

Mijëra efektivët e ndershëm nuk mund të dekurajohen nga një grusht drejtuesish që kanë qëllim votat e pushtetit dhe partneritetin me krimin, duke njollosur uniformën e shenjtë.

Që nga 25 prilli, policia e Shtetit do të jetë e lirë të bëjë punën me profesionalizëm dhe nuk do të keqpërdoret nga pushteti politik, siç bën sot Rilindja.

?Referendumi i 25 prillit bëhet edhe për t’i kthyer dinjitetin policisë dhe sigurinë publike qytetarëve shqiptarë.

#ShqiperiaShtepiaJuaj ??

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb