Një prej dëshmitarëve të ngjarjes, xhaxhai i Ronald Çepajt (që mbeti i plagosur në atentatin e sotëm në Vlorë) ka rrëfyer atë që ka parë në vendngjarje.

“Ishte breshëri. Gratë vunë kujën, u alarmuan.  Rolandin e kam njeriun tim, e kam nip. Niku që ishte objektiv kishte ca ditë që kishte dalë nga burgu. Autori qëlloi nga brenda makinës. Nipi im, Ronaldi nuk ka pasur probleme”, tha xhaxhai i Ronald Çepajt.

Ronald Çepaj dhe Nikollqa Çepaj ishin duke pirë kafe në një lokal në zonën industriale të Vlorës, kur aty ka hyrë një person i maskuar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Objektiv mësohet se ka qenë Nikollaq Çepaj, i cili kishte 2 ditë që kishte dalë nga burgu. Ai akuzohet për ngjarje të rëndë. Policia ka blinduar hyrjet dhe daljet në qytetin e Vlorës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb