Në emisionin “Open” gjatë diskutimeve për dinamikën e vrasjes së trefishtë në Fushë-Krujë, gazetarët e kronikës kanë sqaruar se ekzekutimi i Brilant Martinaj dhe miqve të tij mund të jetë produkt i përplasjeve kriminale të kushëririt të tij Ervis Martinaj me klanin Duka ose Endrit Doklen.

Ndërkohë, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamucco ka thënë se policia dhe shefat e Komisariateve i dinë shumë mirë konfliktet mes bandave dhe list-pagesat e kriminelëve.

Eni Ferhati: Tani zhvillohet online ko gjë. Është një biznes që qarkullon miliona euro. Dihet që Ervis Martinaj është përfshirë në këtë biznes. Për të ka folur edhe kryeministri Edi Rama. Foli për legjenda urbane që lëvizin në Tiranë me eskorta të armatosura. Për kë e kishte fjalën ai.

Klodiana Lala: Sa herë ka një revansh ndaj një grupi të caktuar është një grup i ri që po tenton ti zërë vendin. Leonard Duka dhe vëllai i tij Elvis Duka dhe Fatmir Hyesni, që është një ndër më të rrezikshmit e botës së krimit është i lirë sot. Edhe ata kanë financa dhe armë. Edhe grupi i Dokles. Ata janë të gatshëm të vrasin për të dominuar territorin. Kur ke dominim mbi territorin, aty s’ka guxim të shkelë polici. Nga Nikla dalin vrasës me pagesë. Në Nikël digjen automjetet. Vrasja e Behar Sofisë erdhi me ekzekutor nga Nikla. Marklen Haka u qëllua në derën e shtëpisë. Është vrarë halla e tij, një grua e pafajshme. Si ka mundësi që zona e Niklës, Lezhës dhe Fushë-Kuqes nuk është një zonë e blinduar.

Ervin Karamuço: Të jap një rast. Isha me shefin e krimeve të një komisariati dhe sa ndodhi një ngjarje dhe i erdhi njoftimi tha ooo e di se për kë bëhet fjalë dhe se kush mund ta ketë vrarë. Policia kriminale di çdo gjë. I ka dhe listat se këta paguajnë njerëz. Nuk ka mundësi të dali njeri me targa të blinduara në rrugët nacionale. Ti kur ke sistemin TIMS që referon se këta janë jashtë, ti pse e çon RENEA-n. Se RENEA nuk bën krehje zonash. Policia ka brenda një armik të padukshëm që e dëmton shumë policinë, që është një cenim i sigurisë kombëtare, kjo vrasje në aksin nacional të tre vetave. Mund të ishin vrarë turistë të huaj atje. Kemi një grup kriminal që në mes të ditës të vret 3 veta dhe ikën. Bëhen dy operacione, ngrihen dy drone dhe kaq presim vrasjen e radhës.

Avokati Bledar Meminaj: Si ka mundësi nuk u ngrit një helikopter për ta hetuar këtë ngjarje. Nuk ka policia e shtetit një helikopter për këtë ngjarje, a po ka që të hi[pi Gledis Nano dhe të shikojë ka apo s’ka parcela hashashi. Mund të kishin kapur intervalin e parë dhe të dytë të asaj makinës që dilte.

Ervin Karamuço: Çfarë do zbulonte helikopteri. E di ku ngrihet helikopteri kur ka një përshkrim të makinës që largohet dhe autorëve sesi janë. Nëse nuk ka ndonjë informacion nga terreni se aty është kodi OMERTA se ai 30 milionë është kot, nuk flet njeri aty. Unë kam pyetur për dronin më kanë konfirmuar që është ngritur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb