50-vjeçari Preng Gjini, që ra pre e atentatit me lëndë plasëse në Tiranë, është nisur për kurim drejt Turqisë.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se Gjini është nisur sot me urgjencë drejt Turqisë, pas 8 ditësh i shtruar te Spitali i Traumës.

Preng Gjinit iu bë atentat pasditen e 15 qershorit, në zonën e Selitës, ku rreth 500 gram C4 i shpërtheu në mjet, duke e plagosur rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb