Policia e Lezhës është ngritur në këmbë ndërsa është vënë pas autorëve të atentatit të mbrëmshëm ndaj një makine luksoze ku udhëtonin dy të rinj. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë. Nga të dhënat e policisë, persona ende të paidentifikuar, qëlluan me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit, udhëtonin shtetasit Blerim Preçi dhe Klisman Preçi.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se policia ka ushtruar kontrolle gjatë natës për të kapur atentatorët që sulmuan me armë makinën e 28-vjeçarit Blerim Preçi.

Po ashtu mësohet se ka pasur disa persona që janë shoqëruar për ngjarjen. Deri më tani nuk dihen motivet se për çfarë mund të ketë ndodhur ngjarja, ndërsa policia po heton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb