VLORË

Nuk i ka mbijetuar plumbave 40-vjeçari që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Policia deklaron zyrtarisht se Gentian Qari ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”, deklaron policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: