Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Vlorë.

Si pasojë e atentatit, dy persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Mësohet se autori ka qenë i maskuar, ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar ndaj dy personave që po pinin kafe.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “News 24 e “Balkanweb” se objektiv i tij ka qenë një person me emrin Niku, i cili kishte vetëm 2 dite që kishte dalë nga burgu për një ngjarje të rëndë. Autori ka qenë i maskuar, ndërsa policia po punon për të kapur autorin.

Dy persona kanë qenë duke pirë kafe në një lokal dhe aty ka hyrë një person i tretë i maskuar. Mësohet se objektiv i atentatit ka qenë një person i quajtur Niku, ndërsa një i dytë është plagosur aksidentalisht e quhet Ronald Cepaj.

Personi që ishte objektiv kishte vetëm 2 ditë që kishte dalë nga burgu. Të dy të plagosurit janë dërguar në spital. Më rëndë ndodhet personi që quhet Niku. Autori ka hyrë i maskuar në lokal, qëlloi dhe ka ikur, pasi e priste një automjet.

Policia ka mbledhur kamerat e bizneseve të tjera, pasi është zonë industriale. Po ashtu, Policia ka marrë në pyetje 5 persona. Një tjetër dëshmitar thotë se në kokë kishte kapele të kuqe. Dyshohet se arma ka qenë automatik. Janë ngritur tre post-blloqe me qëllim që të kapet autori, ndërsa janë bllokuar edhe rrugët për në Fier, Orikume fshatrat e Vlorës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb