DURRES

Automjeti tip ‘Audi’ në të cilën udhëtonin Edison Harizaj dhe Genci Caci, shenjestër të atëntatit në qytetin e Durrësit, është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Ngjarja u regjistrua në zonën e plazhit, në rrugën e njohur si ‘Rruga e Camëve’, në qytetin bregdetar.

Edison Harizaj bashkë më shokun e tij, Genci Caci ishin duke udhëtuar  në drejtimin Tiranë – Kavajë. Nisur nga të dhënat në vendin e ngjarjes në rrugën e Shkozetit, në një kthesë viktimës dhe të plagosurit i është prerë rruga nga dy makina, njëra prej të cilave i ka bllokuar rrugën, ndërsa nga tjetra është hapur zjarr duke qëllar më breshëri kallashnikovi.

Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për ‘BalkanWeb’ se makina drejtohej nga 33-vjecari Caci, ndersa viktima, Edison Harizaj udhëtonte si pasagjer në sediljen e parë.


Burimet policore thanë se po punohet për identifikimin e autorëve që menjëherë pas atentatit në Durrës kanë lëvizur për në rrugën e Shën Vlashit aty ku kanë edhe djegur mjetin.

Burime nga policia e Durrësit thanë se është i vështirë identifikimi i tyre, për shkak të errësirës në zonë, si edhe mungesës së dëshmitarëve okularë, ndersa ne rruge mungon ndricimi dhe kamerat e sigurise.

Po sipas të njëjtave burime, shkak i atentatit dyshohet të jenë konfliktet e mundshme të 39-vjecarit Harizaj apo hasmëritë me persona të tjera. Edison Harizaj mbeti i vdekur në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës, ndërsa u plagos në gjendje të rëndë për jetën 33 vjecari Genci Caci.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb