Ish-zyrtari i Lartë i Policisë, Fatjon Softa në studion e News24 foli për atentatin që tronditi kryeqytetin ditën e djeshme.
Gjatë bisedës në studio, Softa tha se në shërbimet e policisë shpesh herë janë parë probleme në infrastrukturë dhe se për shkak të një hetimi nuk është krijuar asnjë strukturë të mirë-organizuar.
“Në Shërbimet e policisë vazhdojmë të ndeshim të njëjtat probleme. Mjeti i përdorur në atentat është marrë para 2021. Ky akt është vetëm finalja e një hakmarrje, por problemi është edhe tek struktura tek e gjitha lëvizja që ata kanë bërë. Si janë marrë vesh këta njerëz me njeri-tjetrin? Kanë folur…Këto armë që gjenden , nga gjenden? Një mjet që lëviz me targa të vjedhura dhe lëviz. Nëse do të ketë një plan të mirë-organizuar, nuk do ishte e njëjta situatë”, ka thënë ai.
(BalkanWeb)