Një automjet tip “mazda”, totalish I shkrumbuar është gjetur gjatë orëve të natës në zonën e Darëzezës në Fier.

Gazetari Ervis Kuçi bën me dije se dyshohet që makina është përdorur për atentatin e ndodhur në Vlorë pak dite më parë.  Veprimet janë duke u kryer nga policia e Fierit dhe ajo e Vlorës në bashkëpunim me njëra tjetrën.

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datën 19.12.2021, për ngjarjen e ndodhur tek lagjja  “Pavarësia”, ku mbeti i dëmtuar nga shpërthimi i një lënde eksplozive, shtetasi E. S., ju bëjmë me dije se:

Nga shërbimet policore, në bypassin e qytetit të Fierit, pranë mbikalimit të “Parkut të Apollonisë” është gjetur i djegur një automjet i markës “Mazda”, i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: