Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi plagosja e dyfishtë gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar. Shënjestër e sulmit me armë ishte biznesmeni Spiro Iljadhi, i cili mori plumba në bark.

Ndërkohë i plagosur mbeti edhe një kalimtar i rastit, Mario Jani, i cili kishte shkuar me pushime në Sarandë.

“BalkanWeb” sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihen ende njollat e gjakut si dhe shenjat e plumbave të cilët kanë përfunduar në bizneset pranë rrugës. “BalkanWeb” mëson se autorë ende të paidentifikuar qëlluan me automatik drejt biznesmenit, rreth 20 herë, ndërsa plumbat kapën edhe pushuesin. Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe motivet e ngjarjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb