SARANDE- Në 30 dhjetor të vitit që lamë pas, një biznesmeni në Sarandë iu bë atentat, ku ai mbeti i plagosur rëndë, ndërsa 11 ditë më vonë është gjetur automjeti i përdorur nga autorët. Ditën e sotme, policia e Sarandës ka gjetur në zonën e njohur si kanali i Bistricës, automjetin tip “Audi A6” me portobagazh me xhama të zinj dhe me targë Tr 4512 F.

Ngjarja ka ndodhur më 30 dhjetor rreth orës 15:45 në aksin Bistricë-Sarandë, ku automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga Eneid Haxhia, 28 vjeç, është qëlluar me breshëri plumbash. Në mjet ishte edhe 39-vjeçari Rudin Haxhia, si pasagjer, kushëri me shoferin, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Ata udhëtonin në drejtim të Sarandës, ndërsa automjeti ku ndodheshin atentatorët në drejtim të kundërt.

Dy kushërinjtë e plagosur, si fillim u transportuan me urgjencë për mjekim drejt spitalit të Sarandës, ndërsa më pas u nisën për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia zbulon dhe sekuestron mjetin “Audi” i cili u përdor nga personat e pa identifikuar për plagosjen 2 shtetasve me mbiemër “Haxhia” në aksin rrugor “Sarandë – Gjirokastër”.
Ngjarja ka ndodhur më datë 30.11.2015, panë fshatit Bistricë, ku disa persona kanë dalë nga një mjet “Audi” dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit “Volskwagen” nga i cili mbetën të plagosur shtetasit: E.H dhe R.H me banim në Tepelenë.
Shërbimet e Policisë, gjatë hetimeve në lidhje me këtë ngjarje, në vendin e quajtur “Hidrocentral Bistrica 2”, rreth 12 m larg rrugës nacionale, kanë gjetur një mjet tip “Audi-A6”, me targë false: TR4512F, me xhama të errët, i vjedhur gjithashtu në muajin Gusht të 2015-ës në Tiranë, i cili rezulton të jetë automjeti i kësaj ngjarjeje.
Gjatë këqyrjes dhe kontrollit të mjetit, Strukturat e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar:
– 1 armë zjarri Pistoletë, të llojit “Beretë”
– një krëhër me 14 fishekë,
– një krëhër automatiku me 29 fishekë model 56,
– 12 gëzhoja model 56,
– 1 bidon plastik 2-litroshe me benzinë,
– veshje plastmasi si dhe materiale të tjera të dobishme për hetimin.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe me zbulimin dhe kapjen e autorëve.

NGJARJA
Mësohet se Rudin Haxhia, nga Tepelena, për të cilin kjo është e katërta plagosje: tre me armë dhe një me thikë, ka qenë ish-polic dhe aktualisht është pronar i dy diskove në Sarandë e Gjirokastër. Përveç sulmeve ndaj personit, Haxhiajt i kanë vendosur edhe dy herë tritol në disko.
Nga të dhënat e para të grupit hetimor, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për hakmarrje, ose për shkak të bizneseve të 39-vjeçarit Haxhiaj, por hetimet e plota do të jenë ato që do të bëjnë zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve.
Atentatet ndaj Rudin Haxhiut:
19.02.2008 – plagosur me pistolete ne lagjen nr.4 Sarande
02.12.2011 – plagosur me Kallashnikov ne lagjen nr.1 Sarande
04.04.2013 – eksploziv poshte makines ne ecje ne Gjirokaster, nuk u plagos
18.02.2015 – u plagos me thike ne Sarande

Sulmet me tritol në diskon në pronësi të Haxhiut
Sulmi i parë më datën 05.08.2011
Sulmi i dytë më datën 15.09.2013 në lagjen nr.1 Sarandë

Sulmet me tritol në diskon në pronësi të Haxhiut
Sulmi i parë më datën 05.08.2011
Sulmi i dytë më datën 15.09.2013 në lagjen nr.1 Sarandë

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: