Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Arbi Agalliu, njëhersh edhe sekretar i grupit në selinë blu ka reaguar me shqetësim për atentatin ndaj 2 efektivëve të policisë, që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar.

“Shumë orë kaluan pa u goditur e pa u vrarë!!!”, shkruan ai teksa nënvizon se “situata e rendit në vend është më shumë se e rënduar aq sa për këtë arsye u shkarkua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë”.

“Pas kanabizimit të vendit dhe përfshirjes në policinë e shtetit të personave me rekorde kriminale sot nuk ndan dot se cili kërkon kë. Në një nga zonat më të banuara, sikurse është Lagja Partizani në Vlorë, krimi godet shtetin. Krimi godet dy efektivë policie. I godet për shkak të detyrës apo për shkak të përfshirjeve në afera kriminale, këtë do ta zgjidhë drejtësia por ajo që ka më tepër rëndësi është ky akt kriminal dhe guximi për të goditur uniformën e policisë së shtetit”, shkruan Agalliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb