VLORË

Dy efektivë policie, njëri i Policisë Kufitare dhe tjetri i Komisariatit të Vlorës i kanë shpëtuar një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Sipas burimeve zyrtare nga policia rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit Anxhelo Breshani, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Nako Mehmetaj, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke mbledhur provat, teksa gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet e para. Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve, teksa policët do të merren në pyetje nga grupi hetimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: