TIRANA

Gjergj Cukali, i njohur ndryshe si ‘i forti’ i Myslym Shyrit në Tiranë, është paraqitur në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë, raporton gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.

Në fund të seancës, GJKKO ka caktuar masën “arrest me burg” për Gjergj Cukalin, Enver Jamakun dhe Ermond Jamakun, të dyshuar për atentatin e ndodhur më 9 shkurt, në Kamëz, ndaj Gjon Menës.

Cukali akuzohet se është porositës i atentatit me minë në automjet të Gjon Menëz, por që dështoi.

Ai dyshohet se organizoi gjithë skemën, ndërkohë që u zbulua nga një kushëri i cili do të ishte autor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb