Shtyhet masa e sigurisë në Gjykatën e Apelit të Vlorës për arrestuarit e atentatit ndaj Inez Hajrulla në vitin 2019.

Daut Elmazi, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë nëpërmjet avokatëve të tyre kanë bërë kërkesë për ndryshim mase e cila do të gjykohet nga gjykatësi Engert Pëllumbi. Sipas burimeve nga gjykata, ata kanë kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit në një masë më të lehtë ndërsa kërkesa e avokatëve ka bërë që vendimi nëse do të ndryshohej ose jo masa e arrestit të shtyhet për në datën 6 prill orën 14:00. Edhe pse të akuzuarit nuk kanë qenë të pranishëm, siç duket edhe nga pamjet (Foto) ka patur masa të larta sigurie me efektivë që ishin jashtë dyerve të gjykatë. Kjo për faktin e përplasjes së fortë që kanë dy palët e përfshira në ngjarje të ndryshme prej vitesh.

Ngjarja u regjistrua më 10 maj të 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal. Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb