Arben Hasanaj, babai i autorit 19-vjeçar të atentatit ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe i ka bërë thirrje të birit të dorëzohet.

Hasanaj shkruan se ka ardhur në Shqipëri për të dhe i kërkon të dorëzohet një orë e më parë në drejtori, komisariat apo pikën më të afërt të Policisë.

Tre ditë më parë 19-vjeçari Ilirian Hasanaj i bëri atentat me armë  Mentor dhe Xhelal Hasanajt që rezultojnë kreu i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe dhe babai i tij dhe që u plagosën nga plumbat e armës së 19-vjeçarit.

Në automjetin e Hasanajt udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, 28-vjeçarja Vjollca Hasanaj që nuk u plagos.

STATUSI NGA ARBEN HASANAJ
Thirrje publike
Drejtuar djalit tem Ilirianit te dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit.
I lutem çdo njeriu qe din apo ka dieni te me njoftoje.?
Baba i jot te pret nje ore e me pare kam ardh jam ne shqiperi.
Baba te ka shpirt


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb