Pas dorëzimit të Ilirjan Hasanaj, autor i dyshuar për atentatin ndaj kreut të Policisë Bashkiake Malësi e Madhe, Mentor Hasanaj, është vetëdorëzuar në polici dhe Verzen Bajrakurti, kushëriri i 19-vjeçarit. Gazetar Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se Bajrakurti dyshohet si bashkëpunëtor i Hasanaj në plagosjen e dyfishtë të Mentor dhe Xhelal Hasanajt.

Bajrakurti dyshohet se është personi i cili ka pritur me makinë në rrugën dytësore Ilirjan Hasanaj për t’u larguar pas plagosjes së babë e bir.

Sipas dyshimeve deri në afërsi të vendit të ngjarjes, dy kusherinjtë kanë qenë bashkë në motor dhe më pas Verzen Bajrakurtaj dyshohet se ka zbritur nga motomjeti duke marrë një makinë. Më pas ai e ka pritur autorin e dyshuar Ilirjan Hasanaj në një largësi afro 500 metër nga vendi ku ndodhi plagosja. Tashmë pritet dëshmia e dy të rinjve në polici, si dhe zbardhja e motiveve të ngjarjes në fjalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb