Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, mohon akuzën në sallën e gjyqit.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen”, tha Rraja, ndërsa nuk dha pëlqim për t’u pyetur në proces.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se në vijim, prokurori Adnand Xholi lexoi deklarimet e dhëna në vitin 2019, ku po ashtu Rraja ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje.

Njëkohësisht, Gjykata e Posaçme delegjitimoi nga procesi një prej avokatëve të Rrajës, Alban Bengasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”. Gjykata theksoi se avokati Bengasi nuk legjitimohej, pasi ndaj tij ishte dhëne një masë sigurie “arrest në burg”.

I pyetur nga prokurori në lidhje me faktin se profili ADN i tij përputhet me atë të gjetur në atë te sendeve të sekuestruara në automjetin e atentatorëve të Ndojës, Rraja është përgjigjur: Më janë marrë dy herë monstrat e pështymës dhe gjurmët e gishtave në drejtorinë e policisë. Nuk e di si janë përdorur. Në një rast më janë marrë pa avokat, edhe pse kam kërkuar praninë e tij. Po ashtu më kanë marrë shumë rroba në makinën time pas arrestimit. Makinën Audi e kanë kthyer mbrapsht në doganë, për mungesë targe se e kisha të hequr. Kam qenë me Julian Sulën, atë e lash në doganë, vetë u ktheva në Tiranë.

Sulën ai deklaron se e njeh si pacient të klinikës dentare, dhe se e ka takuar rastësisht në Fushë-Krujë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb