Ish-deputeti i PS Alfred Peza, duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se atentati kundër prokurorit Arian Ndoji tregon qartë se njerëzit e drejtësisë në të shumtën kanë lidhje me krimin.

“Rasti i atentatit tregon sesi njerëzit e drejtësisë kanë lidhje me krimin. Kjo mund t’i ndodhte çdo prokurori. Mesa duket ka qenë aq e shpeshtë raporti mes prokurorit dhe njerëzve kriminalë sa ky ishte prokuror i paralajmëruar, për faktin se marrëdhëniet drejtësi – krim janë kaq të tmerrshme. Kjo është edhe arsyeja pse po bëhet vettingu, për të shembur këtë drejtësi të kalbur. Rezulton se 60 për qind që nuk kanë kaluar vettingun, që do të thotë se kanë lidhje kriminalë. Një nga kriteret është edhe ajo që nuk duhet të rrijë me një person që rri me kriminalë.”, tha Peza.

Alfred Peza theksoi se Edi Rama e dha prognozën e saktë për rastin e prokurorit Ndoji, teksa u shpreh se ai ka lidhje me krimin.

“Edi Rama tha se prokurori i Durrësit është shëmbëlltyra e drejtësisë me krimin e organizuar. Dhe doli se drejtësia ka lidhje me krimin. Kryeministri tha vetëm këtë të drejtë. Është kapur një përfaqësues i drejtësisë në një makinë me një përfaqësues të krimit të organizuar”, deklaroi Peza.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb