Në Gjykatën e Posaçme u paraqiten dy të mitur për të dëshmuar në procesin ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilaj, në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji. gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se dy vëllezërit e mitur shoqëroheshin nga babai i tyre dhe një psikolog. Ata kanë parë autorët e dyshuar të atentatit, gjatë momentit kur kanë braktisur makinën në Shkafanë.

Të miturit nuk dëshmuan pasi seanca u shty për shkak se munguan avokatët e Redjan Rrajës. Ky i fundit ndërkohë konfirmonte nga regjimi 41 biss se nuk mund të merrte pjesë në seancë për arsye shëndetësore.

Kujtojmë se në atentatin ndaj prokurorit të Durresit Arjan Ndoj mikut të tij Aleksander Laho i njohur si Rrumi, të cilët mbetën të plagosur, viktimë mbeti Andi Maloku shoferi i automjetit mbi të cilin u qëllua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: