Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e Redjan Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë, raporton për “BalkanWeb” gazetarja Klodiana Lala.

Rraja u arrestua pas atentatit që iu bë ish-prokurorit Arjan Ndoji, te mbikalimi i Shkozetit, si një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Atentati u bë më 1 nëntor të vitit 2019, ku prokurori Ndoji lëvizte në makinë me Pëllumb Muharremin, i njohur si Rrumi i Shijakut, dhe që është një personazh i njohur i botës së krimit, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, që ndërroi jetë në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb