SHKODËR

Është gjetur motori i autorëve të dyshuar për atentatin e ndodhur sot në mesdite në Shkodër.

Motori mësohet se  është gjetur rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes. Gjithashtu, janë shoqëruar disa persona të dyshuar.

Mes të shoqëruarve dyshohet të jetë edhe autori i ngjarjes.

Nga atentati kanë mbetur të plagosur shtetasit Xhelal dhe Mentor Hasanaj.

Mentor Hasanaj është shefi i Policisë Bashkiake në Malësisë e Madhe. Në mjet ndodhej edhe Vjollca Hasanaj, 28 vjeçe.

Vjollca Hasanaj është bashkëshortja e Mentor Hasanaj. Motori i autorëve dhe shoqërimi i të dyshuarve është bërë pas disa hetimeve intensive nga Policia e Shkodrës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb