Gazetarja e Zërit të Amerikës, Klementina Cenkollari në një intervistë me Skype në emisionin Open në News 24 ka dhënë detaje nga atentati ndaj kandidatit për president në SHBA, Donald Trump.

Cenkollari theksoi se autori Ryan Routh u afrua 365-455 metra pranë Trumpit, duke pasur një armë në dorë. Ajo tha se autori ka qenë në Ukrainë, por nuk është bërë pjesë e skuadrave ushtarake ndërkombëtare për mbrojtjen e shtetit ukrainas. Sipas gazetares, autoritetet në Ukrainë mund të kenë parë diçka të dyshimtë tek ai.

Gazetarja Klementina Cenkollari: FBI tha se deri tani nuk ka të dhëna se autori të ketë bashkëpunuar me persona të tjerë. Autoritetet po përpiqen të gjejnë arsyet e sulmit. Po ashtu, po hetohet sesi ka mësuar ai sesi Donald Trump ishte pranë fushës së golfit. Autori nuk pranuar të flasë pa praninë e avokatit. FBI po kontrollon makinën, celularin e tij. Po merren në pyetje dëshmitarë dhe ish-kolegë të autorit. I dyshuari ka qenë i dënuar penalisht dhe nuk kishte të drejtë të mbante armë. Autori ka qenë në Ukrainë dhe ushtarakët ukrainas kanë parë diçka jonormale tek ai dhe ai nuk është bërë pjesë e një ushtrie ndërkombëtare në ndihmë të Ukrainës.

Agjentët kanë vepruar me shpejtësi dhe u eliminua rreziku. I dyshuari është afruar pranë Trump 365-455 metra me armë të ngjashme me kallashnikovin. Republikanët thonë se këto atentate janë për shkak të akuzave të demokratëve, që e kanë cilësuar Donald Trumpin si një “rrezik për demokracinë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb