Artan Rexhepi ekspert i kriminalistikës, në një lidhje skype në News24 ka komentuar atentatin e ndodhur mbrëmë në zonën e Don Boskos.

Ai ka deklaruar se atentati nuk ka elementët e një atentati profesional, për sa kohë pati efekte tek persona të tretë që nuk ishin objektivë.

Ai ka ngritur dyshime mbi punën e policisë ndërsa shtoi se nuk e sheh të pamundur zgjidhjen e çështjes pavarësisht djegies së makinës dhe provave.

”Mekanizëm shumë i njohur, merr një makinë të vjedhur përdore dhe eliminojë për të humbur gjurmët. Kjo nxjerr para policisë detyrën të rrisë vigjilencën për makinat e vjedhura sepse kjo sjell pasoja.
Referuar deklarimit të zonjës Lala, Institutet ligjzbatuese duhet të ndalen tek gjyqtari që ka ulur masën e sigurisë ndaj Muratit.

Flitet për bazë armatimesh, jo thjeshtë për armë.

Të zbusësh masën, duhet të kemi parasysh që dalja e tij indirekt nxiti viktima. Nëse do të ishte në burg ngjarja do ishte parandaluar sepse nuk do të kishin kë të qëllonin.

Sa i përket profesionalizmit, duket se nuk është një punë profesionale.

Këto lloj vrasjesh, me dëme tek persona të tjerë, duhet të trajtohen si vepra penale më të rënda jo si vrasje e zakonshme.

Duhet të jetë e barabartë në 1 vrasje e gjysmë ose dy vrasje.

Kam pikëpyetje për kontrollin e banesës së kryer ndaj Muratit. Nuk ju duket koicidencë që një ditë më parë kontrolloi policia dhe më pas ndodhi atentati? ILD të zbërthejnë dosjen dhe të shihet nëse policët kanë qenë vërtetë atje për të kontrolluar banesën apo nuk kanë qenë.
Edhe për bazën nuk kemi asnjë informacion tjetër mediatik sepse mbase shteti mund t’i ketë.
Ato armë nuk duket se do qëndronin kot aty. Armë që i dekonspiroi Dumani.

Fakti që janë djegur armët e vështirëson situatën për zbardhjen e ngjarjes, por vendi është i mbuluar nga kamerat dhe nuk më duket ngjarje e pamundur”, ka deklaruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: