Policia e Fierit po heton pistën e hakmarrjes për të zbardhur atentatin me eksploziv të mbrëmjes së të shtunës ku mbeti i plagosur dhe humbi të dyja këmbët teksa ecte me makinën e tij, në lagjen “Kryengritja”, Armando Sula.

Sipas TV Klan, hakmarrja lidhet me familjen e dajës se 35-vjeçarit që sapo kishte dalë nga burgu Sula ka qenë i dyshuar për vrasjen Ardian Mollës në vitin 2003, të cilin e akuzonte si autorin e vrasjes se dajës se tij, Astrit Braçes, një ish–oficeri policie qe u ekzekutua në vitin 2001.

Zinxhiri i vrasjeve ka nisur prej vitit 1997, kur gjatë një operacioni të policisë së Fierit mbeti i vrarë Elton Brahimaj.

Në operacion ishte pjesëmarrës oficeri Astrit Braçe, të cilin familja Brahimaj e akuzonte si përgjegjës. Katër vite pas kësaj ngjarje, në vitin 2001, Astrit Braçe dhe djali i tij, u vranë në një pritë.

I dyshuar ishte Ardian Molla, i afërm i Elton Brahimajt, i cili vritet në vitin 2003. Armando Sula ishte në rrethin e personave që u hetuan.

Policia dyshon se atentati ndaj tij është i lidhur me këto ngjarje. Sulo paraditen e te dielës është transferuar në spitalin e traumës në kryeqytet për ndihmë më të specializuar mjekësore.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: