TIRANE

Një ditë pas atentatit që ndodhi në Laprakë, ku një 17-vjeçare mbeti e vrarë dhe u plagos i dashuri i saj, policia ka ushtruar kontrolle në banesën e autorit të dyshuar.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb” se 19-vjeçari, i dyshuar si autor i vrasjes së Briselda Gjikolës dhe u plagosjes së 23-vjeçarit Erion Bengo nuk është gjetur në banesën e tij.
Motivi i kësaj ngjarje sipas policisë është një konflikt që 2 djemtë kanë pasur me njeri-tjetrit para një jave. 19-vjeçari ka ngacmuar Briseldën dhe i dashuri i saj e ka qëlluar.

Makina e Erion Bengos

Vrasja Ne Laprake Makina E Erion Bengos

19-vjeçari jeton në Laprakë shumë pranë vendit të ngjarjes. Policia dhe prokuroria po hetojnë dhe për pista te tjera, ndërsa po kalohet në filtër e shkuara e të gjithë protagonisteve në ngjarje. Aktualisht po vijojnë kontrollet.

NGJARJA
Krimi i rëndë ku mbeti e vrarë 17-vjeçarja Briselda Gjikola, dhe u plagos Erion Bengo ndodhi dje rreth orës 18:17 në Laprakë. Çifti, që ishte në një lidhje prej pak javësh, ishin në mjetin tip ‘Benz C Class’ më targë AA 226 MS, ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tyre. Për pasojë të rinjtë u plagosën, ndërsa vajza ndërroi jetë në spital. Aktualisht Bengo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë plumba në qafë dhe shpatull.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: