TIRANE

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku një djalë dhe një vajzë iu bë atentat me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat humbi jetën 17-vjeçarja Briselda Gjikola dhe u plagos rëndë Erion Bengo, 23 vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se dy të rinjtë ishin në një lidhje dashurie, por kishin vetëm pak kohë bashkë. Po ashtu mësohet se gjatë momentin kur ndodhi krimi ata ishin në një mjet tip ‘Benz C Class’ ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar i janë afruar dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash. Vajza mori 2 plumba në kokë, ndërsa djali në qafë dhe shpatull.

Për pasojë vajza humbi jetën në spital, ndërsa djali iu nënshtrua një operacioni dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, pista kryesore ku po heton policia është një sherr që 23-vjeçari kishte pasur me një djalë, një javë më parë, pasi thuhet se ai i kishte ngacmuar të dashurën (viktimën). Ndërkohë policia ka identifikuar personin që i plagosi ka pasur sherr. Po ashtu, dëshmitarët e ngjarjes bënë me dije se dy autorët ishin me trupa të imtë.

Fill pas krimit, dy të autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb