LUSHNJE

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i djeshëm në Lushnje. Nga kqyrja e kamerave rezulton se pronari i lokalit, Bledar Muça i cili ngeli edhe viktimë e atentatit ishte ulur në tavolinë vetëm me kunatin e tij, Judin Velon.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës.

Ndërkohë 4 të plagosurit e tjerë, mes tyre dhe 3 gra ishin kliente të rastësishëm në lokal dhe ishin ulur në një tjetër tavolinë teksa nuk kishin asnjë lidhje me Bledar Muçën.

Viktima ishte i martuar me mbesën e shtetasit Roland Shyti, ndërsa kunati Judin Velo ishte nipi i Roland Shytit dhe kunati i Muçës. Roland Shyti njihet ndryshe edhe si “mustaqe kuqi” dhe anëtar i bandës “Hakmarrja për drejtësi”.

Ditën e djeshme Lushnja u trondit nga atentati me armë zjarri pasi autorët me një Golf4 qëlluan nga makina duke hapur vetëm xhamin dhe vranë Bledar Muçën teksa plagosën kunatin e tij dhe 4 klientët e tjerë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb