“Ngjarja e sotme në Milot është tregues i qartë i dështimit të kësaj qeverie përballë krimit dhe bandave”.

Kështu e nis reagimin e tij për atentatin me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme ndaj Klinsman Preçit dhe Ylli Brahimit në qytezën e Milotit, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

“PD ka denoncuar që herët, me fakte dhe dokumenta përfshirjen e segmenteve të caktuara të policisë së shtetit dhe qeverisë me botën e errët të krimit. Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit jo vetëm konfirmojnë shqetësimin dhe denoncimet tona, por janë dëshmi e qartë për shqiptarët se kjo qeveri dhe ky kryeministër janë të dorëzuar dhe peng i bandave që terrorizojnë shqiptarët”, shprehet ai.

Në vijim, Aliebaj thekson se “regjimi i Ramës dhe bota e krimit janë të lidhura me fije te forta pushteti dhe interesi financiar”.

“Pa u larguar ai që ka lidhur pushtetin e tij me bandat, bota e krimit do të rrezikojë çdo ditë e më shumë rendin dhe sigurinë në Shqipëri’, thekson deputeti i PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb