Zbardhen lëvizjet e fundit para atentatit të një nate më parë në Milot ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se autorët kanë qenë dy persona dhe me automjetin e tyre kanë pritur në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku banonin Preçi dhe Brahimi. Autorët kanë vëzhguar çdo lëvizje të Preçit dhe Ibrahimit. Këto të fundit dy ishin duke pirë kafe në një lokal në qendër të Milotit jo shumë larg banesave të tyre dhe më pas me makinë janë afruar për të hyrë në rrugën e pallatit, por në ato momente kanë dalë dy autorët dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të makinës së blinduar të Brahimit.

Një nga autorët me kapele në kokë është afruar dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe më pas ata janë larguar me një automjet tip “Audi”.

Autorët i kanë ndjekur Ibrahimin dhe Preçin për një kohë të gjatë dhe dinin çdo lëvizje të tyre. Policia ka shoqëruar dhjetëra persona, të cilët janë marrë në pyetje për ngjarjen. Pista ku po heton policia, është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale.

Grupi hetimor dyshon se shënjestër e atentatit ka qenë Ylli Brahimi, i cili lëvizte me makinë të blinduar pasi i druhej një atentati dhe kohët e fundit kishte marrë si shofer Klisman Preçin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: