Këtë të mërkurë emisioni në ‘Shënjestër’ në ‘News24’ ka sjellë në vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 21 shtatorit të 2019, atentatin ndaj Marklen Hakës.

Të ftuar në studio, politologu Arjan Curri dhe gazetari Xhevahir Zhabina folën rreth kësaj ngjarje.

Gazetari Zhabina u shpreh se persona e përfshirë në këtë ngjarje, ka qenë të mirëinformuar lidhur me vendosjen e kamerave, duke shtuar se shënjestrat e atentateve shpeshherë kanë vendosur të mos japin detaje rreth ngjarjes, si pasojë e mosbesimit te drejtësia, por edhe me qëllim që ta zgjidhin situatën sipas mënyrës së tyre.

Zhabina: Është një ngjarje e ndjekur në kohën kur ka ndodhur por mënyra se si ndodhi ishte një çudi e madhe si persona të armatosur kishin hyrë kaq kollaj në Nikël. Personazhi Marklen Haka ka qenë i arrestuar disa herë dhe i dyshuar për disa ngjarje kriminale dhe që  nuk u faktuan. Kam bindjen që personat që kanë hyrë në Nikël e kanë ditur shumë mirë ku janë pozicionuar kamerat. 83 plumba të lëshuar drejt portës së tij janë shumë, është fat që ai sot është në jetë. I takon policisë të shkojë drejt personave që e kanë kryer, por edhe dëshmitë nuk ndihmojnë shumë.

Pyetje: Shënjestrat e atentateve gjithmonë janë shmangur duke mos dhënë detaje?

Zhabina: Besoj që ata nuk besojnë shumë tek shteti dhe duke qenë e shmangin ata duan t’i zgjidhin vetë. Marklen Haka besoj e dinë shumë mirë kush është personi që ka goditur dhe ndoshta do të presin momentin për të goditur.

Politologu Curri: Në Shqipëri është lejuar vetë Nikla, siç është lejuar dikur Lazarati, kur deshi shteti e rregulloi. Shtete që kanë nevojë për paranë e pistë , lënë të tilla shpella piratësh. Ishujt e piratëve apo vendet e shkretuara ku duhet të rrinë këto njerëz janë sot këto fshatra…

Përse mendoni që është Nikla që i duhet politikës, përse jo një fshat tjetër?

Politologu Curri: Është dinamika e njerëzve që e prodhon këtë, nuk është se ulen qeveritë dhe thanë se kush do të bëhet…Shoqëritë vetë prodhojnë kriminelë, siç prodhojnë gjeni apo filozofë…Agresioni është një faktor dhe faktori i dytë është ashpërsia e zonës…Pikëpyetja është se deri kur do ta lëmë këtë krim ta lulëzojë.

Zhabina: Kruja është një nga zonat ku mbillet më shumë kanabis dhe kjo e bën Niklën të përfshihet më shumë në historinë e kriminalitetit. Një zonë e tillë ku të gjithë mund të gjejnë vrarës me pagesë, kanabis por  produkti i Niklës ka njohur zgjerim tashmë jo vetëm Tirana apo Durrësi, por edhe Fieri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb