Skema e përdorur nga autorët është e ngjashme në të dy atentatet, vëzhgim i objektivit, ndjekje me makinë dhe finalizimi i atentatit në një zonë ku nuk ka kamera sigurie.

Si në ngjarjen e sotme, po ashtu edhe në atë te mbikalimi në Fushë-Krujë, atentatet u kryen në një zonë, ku nuk ka biznese dhe kamera sigurie pranë, në një aks rrugor, ku mund të kryenin të qetë vrasjet dhe ku kanë mundësi të largohen pa u filmuar nga kamerat e sigurisë.

Në të dy atentatet është përdorur pothuajse e njëjta skemë nga autorët, vëzhgim prej ditësh i lëvizjeve të viktimave dhe më pas ditën e ekzekutimit ndjekje e objektivit me makinë dhe gjuajtje me breshëri plumbash në lëvizje paralel me makinat e viktimave, më pas ndalimi dhe gjuajtje prapë me armë drejt makinës së objektivit deri në sigurimin se atentati është kryer me sukses.

Precizoni i autorëve në të dy atentatet është shumë i lartë, pasi në dy rastet është qëlluar me breshëri plumbash dhe saktësia në qitje ka qenë thuajse perfekte. Gjithashtu, ka dyshime të forta se atentatet në të dyja rastet janë kryer nga vrasës me pagesë.

Në të dyja atentatet pas ngjarjes, u gjet automjeti i djegur i autorëve dhe armët, më të cilat u kryen qitjet. Për të dyja atentatet pista kryesore e hetimeve është larja e hesapeve dhe hakmarrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb