Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin në Shkodër ku humbën jetën dy persona dhe dy të tjerë u plagosën.
Mësohet se përpara se të arrestohej, autori Rakip Gila ka pësuar një aksident në tentativë për t’u arratisur.
Autori ka lëvizur me motor, të cilin më pas e ka braktisur në vendngjarje, për t’u larguar me një makinë.
Ai është arrestuar disa minuta më pas pranë lumit Kir, teksa tentonte të largohej në këmbë.
Përgjaket Shkodra
Viktimë mbeti Armando Pali, punonjës i IMT Shkodër dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak si dhe Liridon Kraja (Lushi).
Të plagosur janë Erogen Vaso (Brajoviq) dhe Meri Kaceri.
(BalkanWeb)
