Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes në Shkodër.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se bëhet fjalë për shtetasin Alban Bruçi.
Policia njoftoi pak më parë se ka ngritur postoblloqe me qëllim kapjen e autorit të ngjarjes.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri ndaj një automjeti tip “Range Rover” me të cilën udhëtonte boksieri i ekipit të Vllaznisë dhe Kombëtares, Arjan Kajoshi.
(BalkanWeb)