Identifikohet dhe viktima e dytë e atentatit të ndodhur në Astir të Tiranës. Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb” se viktima e dytë është identifikuar si Armando Dumani.

Ndërsa më herët u raportua se Erigers Mihasi ishte personi tjetër që mbeti viktimë nga ky atentat mafioz. Gazetarja Doriana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se të shtënat kanë dalë nga një mjet në lëvizje, e pas atentatit, mësohet se makina është larguar drejt “Ish Shqiponjës”.

Policia ndërkohë ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me identitetin e tyre.

Ndërkohë, zona duke qenë se është mjaft e populluar, ka shkaktuar radhë të gjata trafiku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb