TIRANE- Një ditë pas atentatit me 4 plumba ndaj Devi Kasmit në kryeqytet, policia ka arrestuar bashkëpunëtorin e dy autorëve, njëri prej tyre i identifikuar si Donjet Konjari, person me precedent kriminalë. Lajmin e ka dhënë vetë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”.

“Është e vërtetë që ka patur një ngjarje të rëndë dje në Tiranë, dhe policia ka bërë publike rrethanat e ngjarjes dhe të dyshuarin kryesor. Sipas informacionit që unë kam policia sapo ka ndaluar bashkëpunëtorin kryesor të ekzekutorëve të kësaj ngjarje të rëndë”, u shpreh ministri Xhafaj.

Ai shtoi se atentatorët e Kasmit kanë qenë dy, njëri prej tyre i identifikuar si Donjet Konjari. “Janë qenë dy në motor, ndërsa janë ndihmuar nga persona të tjerë. Ai që i ka ndihmuar është ndaluar. Policia do bëj hetime të mëtejshme”, tha ministri.

Vasili: Ju e keni shpallur në kërkim Konjarin?
Jo unë. Policia, bashkë me prokurorin që ndjek çështjen konkrete. Me këtë rast dua të apeloj dhe ndaj medias, shpesh herë nuk duhet të kërkojmë nga policia disa gjera që si bën dot. Për shkak të hetimit nuk flas dot me emra.

Vasili: Është normale që shpallet dy herë në kërkim Konjari?
Policia nuk e shpall dy herë në kërkim. Por ka thënë se është në kërkim dhe po tentohet të kapet. Këta janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Persona të tillë ka gjithë botë jo vetëm Shqipëria.

Vasili: Devi Kasmi mbahej i mbikëqyrur?
Nuk e di, unë kam qëndrimin tim që nuk hy në detajet e dosjeve hetimore.

Vasili: Konjarin e keni liruar…
Ky është personazh i njohur. Kam parë dhe jam i interesuar dhe kam parë profilin e tij. Është person me rrezikshmëri kriminale dhe falë faktit që ka mundur të korruptojë individë të caktuar kryesisht në gjyqësor, ka mundur t’ja hedh paq. Besoj se s’ka qenë gjë pozitive.
(el.sp/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb