Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së zhvilluar ditën e sotme me gazetarët, ka folur për ngjarjen e rëndë ndodhur dje në Vlorë ku humbën jetën 2 persona pas një atentati.

Berisha tha se rendi dhe siguria janë në dorë të krimit dhe se kryeministri Rama ua lejon dhe i inkurajon bandat me thirrjet e tij për vrasje. 

Rendi dhe siguria janë në dorë të krimit. Në një hark kohor prej 12 orës u përgjakën rrugën t e Elbasanit, të Sarandës dhe të Vlorës.

E vërteta është se substrakti i këtyre vrasjeve qëndron në faktin se bandat dhe krimi kontrollojnë shtetin, janë në një farë mënyrë shteti real i këtij vend, ndërkohë platforma zyrtare e Ramës për luftën kundër  krimit është: hani kokën e njëri-tjetrit.

Kryeministri ua lejon dhe i inkurajon bandat me thirrjet e tij për vrasje. Dënoj këtë qëndrim, vrasje të shëmtuara në rrugë dhe sheshet e qyteteve dhe garantoj shqiptarët se politika jonë do jetë 0 tolerancë ndaj krimit, do u japim bandave vendin që meritojmë”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb