Zbardhet identiteti i personit të dytë që ndodhej në makinë, përveç biznesmenit Bledar Birçaj, që mbeti i vrarë mesditën e së hënën në Vlorë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin Edison Zeneli, i cili ishte në pjesën e pasme të mjetit tip BMW. Mësohet se Zeneli është kushëri i viktimës, pronar i një furre buke në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë, gazetarja Lala ka siguruar edhe dëshminë e Zenelit, i cili i mbijetoi breshërisë së 29 plumbave, të dhënë para oficerëve të policisë. “Jam i tronditur, se kam pasur mendjen aty. Kam qenë duke luajtur në telefon”, mësohet të jetë shprehur ai.

Kujtojmë se në videon e publikuar nga momenti i atentatit shihet vetëm një person, efektiv i Anti-drogës që zbret nga makina e viktimës, i cili arriti që të shpëtonte mrekullisht nga plumbat. Po ashtu në video shihej se si hapej dera e pasme e pasagjerit, ndërkohë që policia nuk njoftoi për faktin se në automjet kishte një tjetër person.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb