Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Vlorë, ku mbeti i vrarë një 40-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Siç shihet edhe nga pamjet që publikon BalkanWeb të siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti, shihet se BMW-ja me të cilën udhëtonte Bledar Birçaj, është qëlluar disa herë me armë në pjesën e parme të xhamit.

Sipas gazetarit, ndaj makinës janë qëlluar 15 të shtëna me armë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: