GREQI

Kryetari i qytetit të Athinës Giorgos Kaminis krijoi Partneritetin e Athinës, një organizatë jofitimprurëse për një program arti të titulluar “”Kjo është Athina urbane”. Ky program synon që të largojë zhgarravinat nëpër muret e rrugët e Athinës e për t’i zëvendësuar ato me zbukurime artistësh profesionistë.

Projekti artistik synon që të rregullojë e zbukurojë qendrën historike të Athinës. Një projekt i ngjashëm i kryer nga organizata, nisur në shkurt të vitit 2017 dhe titulluar “Projekti i Trigonës së Athinës”, rezultoi me pastrimin e 8,300 metra katrorë të mureve dhe kthyerjen e tyre në piktura mirëfilli artistike, shkruan “Ekathimerini”.

Kësaj radhe, projekti i sponsorizuar nga Fondacioni AC Laskaridis, Beat, Konstandini M. Logothetis, Cosmote, Ionian Hotel Enterprises dhe Lampsa Hellenic Hotels, organizata synon të pastrojë 20.000 metra katrorë mure, disa prej të cilave janë pjesë e ndërtesave të hartuara nga arkitektë të shquar si Ernst Ziller dhe Panagiotis Kalkos.

Muret gjithashtu do të trajtohen me materiale anti-grafiti dhe hidrofobe, për të parandaluar vendosjen e posterave të rinj të paligjshëm dhe mospastrimin e etiketave të reja lehtë. Qëllimi është që të hiqet çdo etiketë e re nga ndërtesat brenda zonës brenda 48 orëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: