Kryeqyteti i Greqisë, Athina nuk i ka shpëtuar kërcënimeve nga zjarret. Flakët që po djegin Atikën Veriore janë shumë pranë qytetit më të madh të Greqisë dhe e rrezikojnë seriozisht.

Ditën e sotme Athina është mbuluar e gjitha nga tymi teksa dhjetëra qytetarë kanë përfunduar në spitale prej problemeve me frymëmarrjen apo mushkëritë.

  • foto galeri

Vatra më serioze në Greqi ishte ajo në Varibobi e cila dyshohet se filloi nga shpërthimi i një transformatori të energjisë elektrike.

Po ashtu temperaturat e larta kanë shfaqur probleme për kryeqytetasit grek pasi termometri prej ditësh shënon rreth 45 gradë Celsius.

(BalkanWEb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb