“Greqia, sa herë që është e nevojshme, di shumë mirë të mbrojë të drejtat e saj me energji dhe efikasitet”, kështu ka deklaruar përfaqësuesi i qeverisë greke Janis Oikonomou.

Deklarata e tij vjen pak orë pas komenteve të presidentit turk Erdogan, që nga pala greke janë cilësuar si përçarëse.

Ndër të tjera, Economou vë në dukje se presidenti turk “ka zgjedhur të shtrembërojë historinë, t’i shërbejë revizionizmit të tij”.

“Erdogan ka zgjedhur të shtrembërojë historinë për t’i shërbyer revizionizmit të tij. Greqia, përkundrazi, në rrjedhën e saj shekullore po bën histori. Historia për të cilën ne jemi krenarë, pasi Greqia shquhet me kulturën dhe arritjet e saj. Greqia, sa herë që është e nevojshme, di shumë mirë të mbrojë të drejtat e saj me vrull dhe efikasitet”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: