ATHINË- Greqia kërkon përforcime me anije nga Agjencia Evropiane e Mbikëqyrjes së Kufijëve, Frontex, për të dërguar në Turqi migrantët që vijnë në ishujt e saj dhe që gjykohen se nuk mund të përfitojnë azil në Evropë, njoftoi sot ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias.

“Kotzias foli për këtë propozim para gazetarëve grekë gjatë një vizite në Berlin, duke garantuar se ia ka paraqitur homologut të tij gjerman, Frank Walter Steinmeier”, sipas agjencisë greke ANA. Ai e vlerësoi në rreth 100 numrin e varkave të kërkuara, ndërkohë që më shumë se 850 000 refugjatë dhe migrantë kanë hyrë në Evropë në vitin 2015 nga deti Egje, duke u nisur nga brigjet turke.

Frontex për momentin ka dërguar në Egje 15 anije patrulluese, për të ndihmuar rojen bregdetare greke në mbikëqyrje dhe shpëtim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: